Duke ngarkuar...
Duke ngarkuar...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në datën 15 maj 2026 zhvilloi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të saj. Përveç diskutimit të problematikave të ndryshme lidhur me vijimin e veprimtarisë së Shoqatës, me këtë rast Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Z. Erjon Bani u tregoi të pranishmëve ambientet e rinovuara dhe moderne të kësaj gjykate, falë investimeve të fundit që janë kryer.