Duke ngarkuar...
Duke ngarkuar...
Një grup përfaqësuesish të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe konkretisth znj, Manjola Xhaxho, z. Florian Kalają znj. Drenica Demiraj dhe z. Klaudio Gica, zhvilluan më 8 shtator 2026, një takim me kandidatët për magjistratë nga Holanda, të profilit gjyqtar, në kuadër të vizitës së tyre studimore në ambjentet e Europa House, Tiranë.
Një grup përfaqësuesish të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe konkretisth znj, Manjola Xhaxho, z. Florian Kalają znj. Drenica Demiraj dhe z. Klaudio Gica, zhvilluan më 8 shtator 2026, një takim me kandidatët për magjistratë nga Holanda, të profilit gjyqtar, në kuadër të vizitës së tyre studimore në ambjentet e Europa House, Tiranë. Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mbi procedurat dhe praktikat shqiptare e holandeze për përzgjedhjen, formimin dhe mentorimin e gjyqtarëve të rinj. Përfaqësuesit e Shoqatës shfrytëzuan këtë mundësi për të paraqitur edhe sfidat me të cilat përballen gjyqtarët në Shqipëri, veçanërisht ngarkesën e lartë të punës dhe kushtet e vështira në ushtrimin e detyrës. Gjithashtu, ata informuan pjesëmarrësit mbi situatën aktuale të krijuar nga bllokimi i pagave të magjistratëve që prej datës 31 gusht 2026, në moszbatim të vendimit nr. 15.2026 të Gjykatës Kushtetuese