Duke ngarkuar...
Duke ngarkuar...
Arkiva e dokumenteve të Shoqatës së Gjyqtarëve
Tre shoqatat e magjistratëve në Shqipëri – Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve – kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me zbatimin e vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, i cili konstatoi se ndryshimet ligjore të vitit 2023 cenonin statusin financiar të magjistratëve përmes një uljeje të fshehur të pagës. Shoqatat theksojnë se, për shkak të mosmiratimit nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese (31 korrik 2026), nga data 1 gusht 2026 zbatohet drejtpërdrejt formula e përllogaritjes së pagave e përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese, me efekt prapaveprues edhe për periudhën 1 prill 2023 – 31 korrik 2026. Ato u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të respektojnë detyrimet kushtetuese për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe konfirmojnë se do të monitorojnë nga afër zbatimin e plotë dhe korrekt të këtij vendimi.